“Është e habitshme ku na konvenon e shkelim ligjin, kur nuk na konvenon nuk e shkelim ligjin”
Kandidati i PDK-së për të parin e Lipjanit, Hyzer Rizani sonte deklaroi se duhet të kenë kujdes se të gjitha ato që janë premtime, janë të argumentuara.
Ai u shpreh se është e habitshme se ku ju konvenon e shkelin ligjin, ndërsa kur nuk ju konvenon, nuk e shkelin ligjin.
Videon e debatit mund ta gjeni duke klikuar këtu.
Në zgjedhjet në Lipjan kanë të drejtë vote gjithsej 61 mijë e 45 qytetarë. Në garë për kryetar të Lijanit janë katër kandidatë: nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Budakova, nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti dhe nga Partia Demokratike e Kosovës, Hyzer Rizani./21Media