Bislimi për planin e MSA-së: 28 nga 64 masa u zbatuan

Qeveria e Kosovës ka përmbushur 43.75 përqind të planit kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) për periudhën korrik-shtator 2021.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se gjatë kësaj periudhe nga 64 masa janë zbatuar 28, ndërsa 36 janë në zbatim e sipër.
Në mbledhjen e sotme, qeveria ndau mjete buxhetore për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore në bujqësi.
Derisa, shfuqizoi vendimin për vazhdimin e mandatit të kryeinspektorit të tregut, Lulzim Syla.

Back to top button