Bislimi: Qeveria Kurti është Qeveria më pro-UÇK-së

 

Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Bruksel dhe bisedave me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk është folur për asnjë temë për dialogun, por kanë qenë vetëm takim informues.

Në këtë proces, i dyti i Qeverisë Kurti tha se kanë transparencë të madhe, ani pse u akuzua për izolim të ekzekutivit në këtë temë.

Bislimi, i cili po raporton para Komisionit për Integrime Evropiane tha se ka pasur ngecje në zbatimin e ERA 1.

Ai paraqiti argumentet edhe se kush po e pengon liberalizimin e vizave në Bashkimin Evropian.

“Brenga ka Ministria e Brendshme të Francës, të cilët së shpejti do të jenë prezentë në Prishtinë për ta parë nga afër luftimin e krimit edhe korrupsionit. Brenga kanë edhe nga Holanda, derisa është thënë se të tilla mund të ketë edhe nga Belgjika”, tha ai.

I pyetur për ndikimin e tij, në punësimin siç u tha të nipit të tij Gëzim Tosuni në KShC, Bislimi tha se kjo është deziformatë, pasi i njëjti nuk është nipi i tij.

Ai theksoi se Qeveria Kurti është Qeveria më pro-UÇK që ka pasur vendi.

Back to top button