Bislimi: S’ka ndonjë marrëveshje për targat, pas të hënës vjen e marta

Ai mohoi se nuk e ka takuar Petkoviqin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk ka propozim të BE-së në lidhje me targat, por se janë duke diskutuar për elementet e daljes nga kriza.
Para gazetarëve, Bislimi tha se nuk ka dakordim dhe se duhet të rritet serioziteti.
I pyetur se çka pas të hënës, ditës kur do të hyjë në fuqi masa e gjobitjes për ata që kanë targa ilegale, Bislimi u përgjigj me ironi duke thënë “vjen e marta pas së hënës”.
“Nuk jam Nostradamus, jam zëvendëskryeministër. Nuk e di çka do te ndodh të hënën, jemi duke diskutuar”, është shprehur ai.
Bislimi: S’ka ndonjë marrëveshje për targat
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka ndonjë marrëveshje për targat.
“Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në Bruksel dje është takuar vetëm me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe i ka quajtur të pavërteta raportimet se atje e ka takuar Petkoviqin.
“Takimi në Bruksel ka qenë vetëm me zotin Lajçak, çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel ka dezinformuar, sepse nuk jam dëgjuar me asnjë prej gazetarëve. Asgjë që është thënë në media nuk përkon me të vërtetën. Petkoviqi nuk ka qenë fare në Bruksel”, ka thënë Bislimi në një tryezë të organizuar nga BE-ja në Prishtinë./21Media

Back to top button