Bislimi s’ngrihet në këmbë për himnin shtetëror, reagon Çitaku

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk është ngritur në këmbë gjatë intonimit të himnit shtetëror të Kosovës të shtunën gjatë ditës në një ndeshje të futbollit, bazuar në një video që po qarkullon në Facebook.
Në këtë video Bislimi shihet se që rri i ulur gjatë intonimit të himneve të Kosovës dhe atij të Gjermanisë në ndeshjen që veteranët e të dyja shteteve e zhvilluan në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Për veprimin e Bislimit ka pasur reagime nga opozita. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka cilësuar sjelljen e zëvendëskryeministrit si të turpshme dhe të pabesueshme.
“Zv.kryeministër, shko në shtëpi. Flejë pak. Marre”, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Back to top button