Një person vdiq pasi u godit nga vetura në fshatin Sllatinë

Një person ka vdekur sonte pasi i njëjti është goditur nga një makinë në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila dyshohet se është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se  këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka treguar se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici. /21Media

Back to top button