Bislimi takohet me mërgatën në Francë: Diaspora mbetet një pjesë kyçe për zhvillim

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë, ka organizuar mbrëmjen e djeshme një pritje për

Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, me mërgatën tonë në Francë.

Sipas njoftimit për media, Bislimi bashkëbisedoi me mërgatën, nga studentë e deri tek sipërmarrës, duke u njohur së afërmi me historitë e tyre.

“Rëndësia e roli i tyre është kyç për vendin, ku dhe u theksua se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë diasporës sonë. Njerëzit dhe profesionistët e duhur, në vendet e duhura janë thelbësore për zhvillimin dhe përparimin e vendit, prandaj ne jemi të interesuar si qeveri të tërheqim profesionistë të talentuar, brenda dhe jashtë vendit.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi diasporën për gjithë kontributin e dhënë në Kosovë.
” Diaspora mbetet një pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm. Në këtë pritje, na nderoi me prezencën e tij dhe z. Christopher Nyland.”, përfundoi njoftimi.

Back to top button