Hoti: Fatkeqësisht, regjistrimi popullsisë po dështon të realizohet sivjet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se regjistrimi i popullsisë po dështon të realizohet këtë vit, i paraparë të nis më 1 nëntor.

Ish-kryeministri Hoti ka shkruar në Facebook se drejtuesit e Agjencisë së Statistikave në Kosovë e bën kanë konfirmuar sot (e premte) gjatë një raportimi në Komisionin për Buxhet.

“Fatkeqësisht, regjistrimi popullsisë po dështon të realizohet sivjet. Drejtuesit e Agjencisë së Statistikave e bën të qartë këtë sot në raportimin në Komisionin për Buxhet. Detajet do t’i bëj të ditura në ndërkohë”, shkruan Hoti në Facebook.

Zëvendëskryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Buxhet, ka numëruar disa sfidat që e bëjën të vështirë nisjen e procesit të regjistrimit, siç janë mungesa e tabletave, mungesa e mbikëqyrësve të procesit dhe mostrajnimi i mbikëqyrësve.

Madje, ai ka thënë se ASK-ja ka dorëzuar propozim në Qeveri për ta shtyrë datën e regjistrimit të popullsisë në prill të vitit të ardhshëm.

Qeveria me vendimin e fundit pati vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë më 1 nëntor dhe të zgjasë deri më 15 dhjetor.

Back to top button