Bislimi takoi Gjukanoviqin, tha se e ardhmja e të dy shteteve është në BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot u takua me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq-in me të cilin diskutoi për bashkëpunimin mes dy qeverive dhe për të lëvizur drejt nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike në të mirë të qytetarëve, mirëqenies së përgjithshme e zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.
Kështu informoi Bislmi, me ç’rast theksoi se Kosova është e përkushtuar në përkrahjen e komunitetit malazez në Kosovë dhe mirëpret kontributin e rëndësishëm të tyre në zhvillimin e vendit.
Sipas Bislimit, e ardhmja e Kosovës dhe e Malit të Zi është në BE.
“Përkushtimi ndaj Procesit të Berlinit dhe përmbushjes së agjendës evropiane, janë objektiva tona të përbashkëta. Bashkëpunimi rajonal është një prej mënyrave përmes së cilës konsolidojmë përafrimin e vendeve tona dhe angazhimin pozitiv ndaj fqinjësisë së mirë.”, shkroi Bislimi në Facebook./21Media

Back to top button