Krasniqi vizitoi familjen e Hysni Gucatit dhe atë të Nasim Hardinajt

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kolegë të tij sot ka vizituar familjen e ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Krasniqi, përmes një postimi në Facbook ka theksuar se ka vizituar familjet Gucati e Haradinaj “për t’u solidarizuar në këtë ditë aspak të lehtë për ta e për ne”.
“E mundimshme dhe me plot pengesa ka qenë rruga jonë për liri, por populli ynë nuk i është shmangur kurrë asaj rruge, deri në çlirimin e plotë. Këtë traditë e kanë kultivuar ndër breza edhe familjet Gucati e Haradinaj, me të cilët, sot jemi të gjithë me mendje e zemër. Qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare tek këto familje e gjetëm të palëkundur edhe sot.”, ka shkruar Krasniqi.
Ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj sot janë shpallur fajtorë nga Gjykata Speciale. Ata janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim dhe me gjobë prej 100 eurove./21Media
May be an image of 3 people, people standing and outdoors
May be an image of 7 people, people standing and outdoors
May be an image of 4 people, people sitting, people standing and outdoors

Back to top button