Bixhoz i paligjshëm në Rahovec, arrestohet një burrë

Policia e Kosovës në Rahovec ka arrestuar një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Bëhet e ditur se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil dhe një shumë parash të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
“Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim me Stacionin Policor në Rahovec, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, kanë kryer kontroll në tri lokacione mbi dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në njërin nga këto lokacione (në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec) është arrestuar i dyshuari B. B., i lindur në vitin 1985, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil dhe një shumë parash të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale”, thuhet aty.
Bëhet e ditur se pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48-orë. Ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”./21Media

Back to top button