“Bizneset e peshkut në Istog të ngulfatura nga pagesat e dyfishta të ujit”

Lluka shpreh gatishmërinë që kjo problematikë të zgjidhet

Në takimin e ndërmjetësuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ndërmjet prodhuesve të peshkut në Istog dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka u diskutua për sfidat e bizneseve në Kosovë.

Biznesi i peshkut në Istog qe dhjetë vjet paguan taksë ujore (tantiemë ujore), në Ministrinë e Ambientit dhe në kompaninë rajonale “Drini i Bardhë”, që të dyja pagesa për të njëjtin qëllim.

Sipas një komunikate të Odës së Afarizmit, ajo çka i shqetëson bizneset e peshkut, ishin tarifat e larta që ngriheshin çdo vit dhe që të dyja institucionet që e mbledhin këtë taksë ujore, e akuzonin njëra-tjetrën që nuk kanë të drejtë ligjore për vjeljen e kësaj takse ujore.

“Pas shpalosjes së këtyre problematikave, të cilat po e ngulfatin afarizmin në Kosovë, ministri Lluka shprehu gatishmërinë që kjo problematikë të marrë zgjidhje. Ai ftoi një takim të ardhshëm ndërmjet të gjithë akterëve, pra Ministrisë së Ambientit, kompanisë Drini i Bardhë dhe bizneseve të peshkut. Njëherit, të gjithë të pranishmit falënderuan OAK-un për iniciativën që ka ndërmarrë, për t’i dhënë zgjidhje kësaj çudie taksambledhëse të dyfishtë. Nga 13 biznese për prodhimin e peshkut që kishte komuna e Istogut, sot afarojnë vetëm 5 prej tyre, kjo tregon më së miri gjendjen në të cilën ndodhet kjo industri”, thuhet në komunikatë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

Show More
Back to top button