Bizneset e sektorit minerar diskutojnë zgjidhjen e bllokadës

Bizneset paralajmërojnë protesta

Sot në Odën e Afarizmit të Kosovës janë takuar bizneset e sektorit minerar për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm të veprimit me qëllim të zgjidhjes së problemit i cili i ka bllokuar tash e sa vite bizneset e tyre.

Kryetari i Bordit të Odës, Skender Krasniqi, njoftoi bizneset e këtij sektori për takimet që kanë realizuar me zyrtarët qeveritarë, MBPZHR dhe deputetët për problemin e tyre si dhe çështjet e tjera të cilat po rëndojnë bizneset tej mase, siç janë konfliktet ligjore, Udhëzimet Administrative, Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji i Punës, Pushimi i Lehonisë, Ligji për Tregti të Brendshme, funksionalizimi i Gjykatës Ekonomike, Ligji për TVSH-në, Ligji për Falimentim, mungesa e ofertave për bizneset dhe çështje të tjera të cilat sipas Krasniqit duhet rregulluar urgjent.

Krasniqi inkurajoi bizneset se OAK-ja do të qëndrojë prapa tyre, deri në zgjidhjen e problemit që ata të mund të operojnë lirshëm me kompanitë e tyre.

“Kujtojmë se në takimin e fundit që ka pasur OAK me ministren, kabinetin dhe drejtorët e departamenteve të MBPZHR-së janë dakorduar të gjithë se dy pikat e kërkesës dhe peticionit të parashtruar nga Oda e Afarizmit të Kosovës mund të ndryshohen nga MBPZHR, ndërsa pikat tjera duhet të ndryshohen me ligj. Bëhet fjalë për ndryshimin e kohëzgjatjes së licencës dhe çmimin e qirasë”, thuhet në komunikatën e OAK.

Sipas komunikatës, bizneset e këtij sektori kërkojnë hapa konkret të veprimit nga institucionet, përndryshe paralajmërojnë protesta.

Nëse kjo nuk ndodhë Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset e sektorit minerar do të detyrohen të dalin në protestë”, thuhet tutje në komunikatë.

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button