“Bizneset para mbylljes”, reagon Murati: Qarkullimi ka shënuar rritje, çdo pretendim tjetër qëllimkeq

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave të dhëna mbrëmë në një debat televiziv, ku u diskutua për ekonominë në vend, ku ndër të tjera u tha se mbyllja e bizneseve është në rritje.

Murati është kundërpërgjigjur përmes një postimi në “Facebook”, ku ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 4.8 përqind.

“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon 📈 +4.8% rritje.
Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK. Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar mbrëmë se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të ketë luftë”, po e dëmton ekonominë e Kosovës.

Ai ka thënë se investitorët e huaj pyesin se “a do të ketë luftë”.

Back to top button