Biznesmeni kosovar aderon në PDK

Anëtarin më të ri i PDK-së

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka prezantuar anëtarin më të ri të kësaj partie, Fiton Pejën.

Këtë Veseli e ka bërë nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shfaqet me biznesmenin kosovar në disa fotografi.

“Pata bisedë të ngrohtë me Fiton Pejën, një ish-bashkëluftëtar i imi në radhët UÇK-së dhe një ndërmarrës i shkëlqyer kosovar. Ai tashmë ka themeluar disa biznese ku punëson mbi 600 qytetarë – nga sektori i teknologjisë e deri tek industria e sportit. Kjo është fuqia e Kosovës – burra dhe gra që po ecin përpara me ide dhe energji të reja. Fillimi i Ri me ndërmarrësit e rinj sjell investime të fuqishme në fabrika dhe ndërmarrje, për shtimin e kapaciteteve tona prodhuese”, ka shkruar Veseli./21Media

 

Back to top button