Black Panther: Wakanda Forever premierë në nëntor

Jeni një hap më afër për të mësuar identitetin e Black Panther-it të ri.
Traileri i Black Panther: Wakanda Forever u publikua të hënën.
Chadwick Boseman i cili luajti në rolin e Black Panther, vdiq në vitin 2020 në moshën 43 vjeçare pas një beteje me kancerin.
Fansat spekuluan për shumë kohë se si do të trajtohej vdekja e aktorit në vazhdim, i cili do të publikohet më 11 nëntor.
“U duk sikur ishte shumë shpejt për të riformur personazhin e aktorit të ndjerë”, ka thënë Kevin Feige, president i Marvel Studios.
Më poshtë gjeni trailerin e filmit./21Media

Back to top button