Blen veturë në Ferizaj, por pastaj e kupton se ishte e vjedhur në Suedi

 
Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka blerë veturën me targa te Suedisë nga i dyshuari shtetas i Suedisë, por pas verifikimit të automjetit është vërtetuar se vetura kërkohet në nivel ndërkombëtar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt, të dielën në orën 12:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar në polici se ka blerë veturën me targa te Suedisë nga i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë. Pas verifikimit të automjetit është vërtetuar se vetura kërkohet në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e Suedisë si veturë e vjedhur”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Vetuar është konfiskuar dhe i dyshuari është në kërkim./21Media

Back to top button