Blerim Shala i bashkohet PDK-së

U bë zyrtarisht aderimi i Blerim Shalës në Partinë Demokratike të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës mbajti një konferencë për media me ç’rast u bë edhe zyrtarisht aderimi i Blerim Shalës në PDK.

Veseli tha se Blerim Shala është njëri ndër personalitetet më të shquara publike dhe është i nderuar që ai po i bashkohet “Fillimit të Ri”, raporton rtv21.tv

“Jam i nderum që jam me ju, vendimi im për të mbetur në politikë ka qenë i vështirë, ne e dimë që sot nuk kemi pse të mburremi si politikë, qytetarë duan që shteti të ndryshojë, duan zhvillim ekonomik, perspektivë evropiane, prandaj fillim i ri nuk është moto partiake por është thelbi i politikës së re në Kosovë. Do të përpiqem që të kontribuoj në mëkëmbjen e shtetit të Kosovës” u shpreh Shala.

Pas konferencës gazetarët nuk patën mundësi të bënin pyetje shtesë.

Blerim Shala më herët ishte pjesë e AAK-së, ndërsa në vitin 2014 ishte emëruar nga Presidentja Atifete Jahjaga koordinator i dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Shqipërisë./21Media

Back to top button