“Kuadrot të krijohen sipas kërkesave të tregut të punës”

“Përgatitja profesionale për tregun e punës, analiza e sektorit privat të shërbimeve”

Instituti i studimeve të avancuara GAP ka prezantuar sot raportin hulumtues “Përgatitja profesionale për tregun e punës, analiza e sektorit privat të shërbimeve”, ku nga anketa e realizuar me biznese në industrinë e shërbimeve, është treguar për vështirësitë e gjetjes së punëtorëve të kualifikuar.

Hulumtuesja në Institutin GAP, Nora Jusufi, ka thënë se të gjeturat e këtij hulumtimi vërtetojnë mungesën e aftësive profesionale në industrinë e shërbimeve të sektorit privat.

“Hulumtimi përfshinë 28 biznese, aktivitetet veprimtaritë biznesore të tyre përfshijnë qendra të thirrjeve, të përkthimit, interpretimit, dizajnit,hulumtimit të tregut realizimit të sondazheve, arkitekturë, marketing, këshillim të bizneseve, kontabilitet…Sa i përket madhësisë së bizneseve 52% e mostrës janë mikro ndërmarrje, 41% janë ndërmarrje të vogla, 3% ndërmarrje të mesme dhe 4 % ndërmarrje të mëdha…Hulumtimi përfshinë edhe një pasqyrë të detajuar të Arsimit Profesional në nivel të shkollave të mesme dhe të larta në Kosovë, duke u fokusuar në ato shkolla të cilat janë nën menaxhimin e Agjencionit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur”, tha ajo.

Ndërkohë që udhëheqësja në departamentin e burimeve njerëzore në kompaninë “Baruti”, Fikrete Asllani u shpreh se është i rëndësishëm informimi i detajuar për zhvillimin e aftësive personale, në mënyrë që të operojnë suksesshëm brenda kompanisë.

“Kemi për momentin 300 të punësuar, sikurse çdo kompani edhe kompania Baruti ka shumë vështirësi sa i përket plotësimit të kërkesave të anës së klientit. Diçka duhet me dallu kompanitë vendore, edhe kompania Baruti eksporton shërbim për kompanitë në Zvicër Gjermani dhe Austri…Duke e marrë parasysh që duam me punu me një kompani është shumë e rëndësishme me u informu paraprakisht për punëdhënësin me të cilit doni me punu, është e rëndësishme me qenë letra motivuese, CV-ja, mënyra e aplikimit në mënyrën e duhur” deklaroi ajo.

Ky hulumtim rekomandon koordinim më të mirë të kurrikulumeve, me kërkesat e tregut të punës përfshirë sektorin privat në procesin e hartimit të politikave të edukimit, koordinim të procesit të punës së institucioneve të arsimit dhe punësimit, ri-trajnimin e mësimdhënësve për fushat e nevojshme dhe zhvillimin e aftësive të kërkuara nga kompanitë që operojnë në Kosovë./21Media

Back to top button