Kaloni te përmbajtja kryesore

Blerja e valutave virtuale në të ”zezën” trend në Kosovë

Përkundër rënies së vlerës së kriptovalutave, trendi i përdorimit të tyre vazhdon

Përkundër se kriptovalutat mund të blihen në mënyrë të rregullt dhe me debit kartela, në Kosovë pjesa më e madhe e shkëmbimeve bëhet në dorë, ose në të “zezën”. Kështu ka deklaruar inxhinieri Ermal Sadiku në një intervistë për KP, me ç’rast ka thënë se në Kosovë janë rreth 150 kompani të ndryshme, të cilat janë të interesuara, ose e pranojnë bitcoin-in si mjet këmbyes.

E përkundër rënies së vlerës së kriptovalutave, trendi i përdorimit të tyre vazhdon. Ajo që zgjon interesim tek qytetarët është se si të blihen ato përmes debit kartelave. Por Sadiku ka thënë se pak njerëz janë të informuar se blerja  e kriptovalutave me kartë debiti kushton rreth 5 përqind më shtrenjtë.

Mes tjerash, ai ka treguar se në këtë drejtim paraqiten disa probleme, pasi që platformat e mëdha nuk e njohin Kosovën si shtet, teksa rrëfen një nga mënyrat se si mund të blihen kriptovalutat.

E një tjetër mënyrë për të blerë kriptovaluta, sipas tij, janë trasferet bankare. Përkundër asaj se njerëzit e shohin kripto-valutën si mjet shkëmbimi, për të blerë ose për të shitur, Sadiku ka theksuar se përdorimi i tyre shkon përtej kësaj.

Për të kryer transaksione dhe për të blerë kriptovaluta në mënyrë elektronike, Granit Kadolli, njohës i kësaj fushe, ka shpjeguar për KP se kartelat bankare duhet të jenë patjetër debit karta.

Ai ka sqaruar se për t’i hyrë këtij procesi së pari duhet deponuar mjetet e parapara për investim në llogarinë e hapur në kraken, ku më pas, aty mund të shndërrohen në kripto, ose edhe të transferohen diku tjetër.

Ai ka rrëfyer se në Kosovë për çështje të ndryshme fillimisht është ndaluar bitcoin, teksa më pas është lëshuar. Kadolli ka shpjeguar se edhe vet ka blerë kripto-valuta përmes sistemit bankar.

Ndërkaq, Banka Qendrore e Kosovës para disa ditësh, përmes një komunikate ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur më 26 shkurt 2018 ka themeluar një organ të përhershëm për vlerësimin dhe adresimin e sfidave rregullative lidhur me paratë virtuale, i cili do të përcjellë dhe analizojë zhvillimet ndërkombëtare për rregullimin e parave virtuale,

Krejt në fund, BQK-ja ka u ka tërhequr vëmendjen subjekteve vendore lidhur me rreziqet për humbjet financiare që mund t’i pësojnë nga investimi në para virtuale, si dhe lidhur me implikimet e tjera të mundshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button