Kaloni te përmbajtja kryesore

Rikalo në panairin e verës në Gjermani

Panairi ndërkombëtar i verës “ProWine 2018”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të verës “ProWine 2018”, që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë, ku do të ketë takime me homologët e tij nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë panair, produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë “Stone Castle”, “Kosova Wine”, “Bodrumi i Vjetër”, “BioPak”, si dhe bodrumi “Theranda”.

Pjesëmarrja e këtyre bodrumeve në këtë panair, sipas një komunikate për medie është mundësuar falë mbështetjes së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.

Pjesë e delegacionit të MBPZHR-së gjatë kësaj vizite është edhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi dhe drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha.

Panairi “ProWine2018” është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 20 mars 2018.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button