Blero i gëzohet vendimit të Leon Avdullahut: Faleminderit që tregove gjak shqiptari, ti je “dem baba dem”

Të hënën u konfirmua zyrtarisht se talenti i ri, Leon Avdullahu, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, duke refuzuar përfundimisht mundësinë për të përfaqësuar Zvicrën.
Një nga figurat publike që reagoi menjëherë ndaj këtij lajmi ishte këngëtari i njohur Blero.
Përmes një postimi në ‘InstaStory’, ai shprehu mbështetjen dhe lavdërimet e tij për mesfushorin.
“Faleminderit bro që tregove gjak shqiptari dhe krenari. Ke bërë përzgjedhjen e duhur sepse ti je dem baba dem. Do të jesh një legjendë tek ne dhe shembulli më i mirë për lojtarët e tjerë. In you we trust [te ti besojmë]”, ka shkruar Blero, të bashkangjitur me një fotografi të yllit të ri.

Ndërkaq vendimi i Avdullahut u konfirmua nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Leon Avdullahu ka treguar potencial të madh gjatë karrierës së tij me klubet ku ka luajtur, dhe pritet të sjellë energji, kreativitet dhe vizion në repartin e mesfushës së Kosovës. Ai do të jetë një element kyç në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke rritur pritshmëritë për një performancë të suksesshme të “Dardanëve” në arenën ndërkombëtare.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?