Blero i tronditur për dhunimin e 11 vjeçares: Burgu asgjë, varje në mes të Prishtinës

Këngëtari Blero Muharremi sonte ka reaguar për rastin e dhunimit të një 11 vjeçareje në Prishtinë.
Artisti ka theksuar se është i tronditur nga lajmi dhe e ka lutur Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani që të reagojnë rreptësisht për rastin, shkruan rtv21.tv
“Burgu për keta njerez nuk eshte asgje, keta ish desht varje ne mes te qendres ne Prishtin. Zoti ja u kthefte aty ku ju dhemb mas shumti”, ka shkruar Blero krahas postimit në instagram.

Një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se para dy ditëve është dhunuar nga pesë persona të panjohur në Prishtinë. Lidhur me rastin, Gjykata Themelore në Prishtinë sot (29 gusht) gjatë ditës i ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë dhunuar një vajzë të mitur. Ndërkohë, në mbrëmje Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë arrestuar edhe dy persona për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë./21Media

Back to top button