Haxhiu: Tronditës fakti që fëmijët, vajzat dhe gratë ende nuk janë të sigurt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ftoi institucionet relevante që të trajtojnë rastin e dhunimit të të miturës 11 vjeç nga Prishtina.
“Edhe një krim tjetër. Edhe një viktimë. Edhe shumë dhunues të lirë. Është tronditës fakti që fëmijët, vajzat dhe gratë ende nuk janë të sigurtë, sepse dhunuesit qëndrojnë në liri, sepse nuk shqiptohen dënimet meritore, sepse ende krime të tilla të rënda nuk trajtohen seriozisht dhe ende tentohet të normalizohen, heshten e harrohen. Ftoj institucionet relevante që të trajtojnë këtë krim të rëndë, duke dëshmuar sa më parë përkushtim dhe rezultat në përndjekje dhe ndëshkim ndaj dhunuesve të të gjitha formave”, shkroi Haxhiu.
Haxhiu shkroi se “si Ministri e Drejtësisë, janë të përkushtuar që të ndërtojnë infrastrukturën më të duhur ligjore, që të kryejmë të gjitha detyrat që i kontribuojnë drejtësisë”.
“Policia duhet të sigurojë lirinë e qytetarëve dhe gjykatat duhet të veprojnë, ato nuk duhet ta vështirësojnë tutje jetën qytetare me lirim të kriminelëve”, përfundon shkrimi i Haxhiut./21Media

Back to top button