Haradinaj i shkon në vizitië Mehajt: Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në këtë takim thuhet të kenë biseduar për zhvillimet në ushtri dhe për temat e sigurisë nacionale.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se ushtria dhe siguria e vendit i bashkojnë.
“Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale. Falënderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre. Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë”, ka shkruar Haradinaj./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?