Bleu banesë në Prishtinë, por kurrë nuk u bë e tij

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ia ka shitur një banesë viktimës, por se s’ia ka dhënë atë kurrë.
Bëhet fjalë për një banesë në lagjen “Mati 1”. Blerësi i baneses ka raportuar në Polici se banesen e ka blerë në vitin 2018.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Viktima mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar vite më parë i kishte shitur një banesë, mirëpo i njëjti nuk ka mund të marr banesën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./21Media  

Back to top button