“Blick”: A po rrezikohet në Kosovë një luftë e radhës?

Situata e krijuar në veri të Kosovës kanë zënë vend edhe në ballina të mediumeve botërore.
Gazeta zvicerane “Blick” në ballinë të portalit ka vendosur situatën në Kosovë.

Blick ka pyetur “Nëse në Kosovë po rrezikohet një luftë tjetër në Evropë?”
Në këtë artikull gazeta zvicerane ka marrë mendim të ekspertit gjerman për Ballkanin, Konrad Clewing, për tensionet në Kosovë.
“Serbia mohon ekzistencën e shtetit të Kosovës”, thotë Clewing, transmeton rtv21.tv
Në këtë artikull Blick ka perdorur edhe postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që bëri të dielën në Twitter.
Kurti tha se “Republika e Kosovës do ta mbrojë veten – me gjitha forcat dhe vendosmëri”, në rast të një sulmi nga Serbia.
Edhe televizioni, CNN i ka kushtuar një artikull tensioneve të fundit në veri të vendit./21Media
Back to top button