Hovenier e Escobar takojnë Rakiqin

Me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffery Hovenier sot janë takuar Drejtuesit e Listës Serbe.
Në njoftimin e Listës Serbe. bëhet e ditur se situata në Veriun e Kosovës ka qenë temë diskutimi.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe me ndihmës të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe të dërguarin amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier biseduan për situatën politiko-sigurie”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Kjo parti nuk ka treguar nëse e ka pranuar kërkesën perëndimore për heqjen e barrikadave në Veriun e Kosovës./21Media

Back to top button