Blinken: Integriteti territorial i Gazës duhet të mbrohet

“Kur bëhet fjalë për statusin e përhershëm të Gazës në vazhdim, ne kemi qenë të qartë, ne mbetemi të qartë për të mos cenuar territorin e saj”.

Kështu u shpreh Sekretari i Shtetit i SHBA-së, ANtony Blinken duke folur për gazetarët në Nigeri.

Deklarata e tij vjen pasi ushtria izraelite tha më herët kët1% të martë se një numër i ushtarëve të saj vdiqën gjatë një operacioni që tentoi të krijonte një “zonë tampon” midis Gazës dhe Izraelit.

“Ata ranë në betejë pranë gardhit kufitar, gjatë një operacioni mbrojtës në zonën tampon midis komuniteteve izraelite dhe Gazës. Kjo është një detyrë, i gjithë qëllimi i së cilës është krijimi i kushteve të sigurisë për kthimin e sigurt të banorëve izraelitë në shtëpitë e tyre”, tha Herzi Halevi.

Back to top button