Abdixhiku: Mobilizimi i madh i LDK-së po fillon

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të martën ka mbajtur dy takime mobilizuese me strukturat udhëheqëse të LDK-së, në Obiliq e Fushë Kosovë.

Teksa, ka treguar për këto takime Abdixhiku ka theksuar se mobilizimi i madh i LDK-së po fillon.

“Sa shumë energji; sa shumë vullnet për angazhim të përbashkët partiak. Mes bashkëveprimtarëve e besimtarëve të djathtë; në angazhimin monumental që thërret për një Lidhje të fortë, unike e në realitet me qytetarë. Aktivizmi ynë partiak sot, është akt patriotik. Kosova ka nevojë për një ide politike moderne, zhvillimore e shtetare. Këtë ide e kemi tek ‘Rruga e Re’; këtë ide do ta ndajmë nëpër çdo anë. Mobilizimi i madh i Lidhjes po nis”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./21Media

Back to top button