Blinken pranon se deri në 200 amerikanë janë të bllokuar në Afganistan

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken njoftoi një epokë të re të ‘diplomacisë’ në Afganistan pas tërheqjes së trupave të fundit amerikane të hënën, por tha se një ‘numër i vogël’ i amerikanëve mbeten.
Ndërsa aeroplani i fundit amerikan u largua nga Afganistani kishte ende qytetarë amerikanë dhe afganë të kualifikuar që përpiqeshin të hynin në aeroport, transmeton rtv21.tv.
U konfirmua se kishte rreth 100-200 amerikanë që ose nuk mund të arrinin në aeroport në kohë ose nuk mund të hipnin në një aeroplan.
“Misioni ushtarak ka përfunduar. Ka filluar një mision i ri diplomatik”, deklaroi Blinken.
Ai falënderoi anëtarët e ushtrisë që u përballen me rreziqe të mëdha për të siguruar aeroportin e Kabulit gjatë evakuimit, ndërsa nderoi 13 amerikanët që vdiqën në sulmin terrorist të javës së kaluar./21Media

Back to top button