Matoshi: Unë jam vaksinuar se i besoj mjekësisë, jo njerëzve

Vetëm dje janë raportuar 20 viktima nga Covid-19. Kjo shifër, ka çuar numrin e të vdekurve nga Covid-19 në 2 mijë e 457 shtetas të Kosovës.
E në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 26 mijë e 525.
Kjo rritje, sipas mjekëve, ka ndodhur si pasojë e lirimit të tepërt të masave dhe mosmbajtjes së maskës dhe distancës fizike. Sipas tyre, në rritjen e numrave ka ndikuar edhe shkalla e ulët e vaksinimit.
Megjithatë, aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksionohen duke thënë se edhe vet është vaksinuar me të dy dozat .
Matoshi përmes një video në instastory, ka treguar se i beson mjekësisë, e jo njerëzve.

Me të filluar fushata e vaksinimit në Kosovë shumë figura publike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi që vaksina është armë më e fortë në luftimin e këtij virusi./21Media

Back to top button