Blinken: Rusia nuk është serioze në bisedime me Ukrainën
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se ai nuk ka parë shenja që bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë po ecin përpara në një mënyrë efektive, sepse sipas tij SHBA-ja nuk po e sheh se Rusia është serioze në këtë aspekt.
”Çfarë thotë Rusia dhe çfarë bën Rusia. Ne jemi të fokusuar në këtë të fundit”, tha Blinken.
Blinken paralajmëroi se Rusia duke thënë se do të reduktonte armiqësitë rreth Kievit mund të jetë një mjet të cilin mund ta përdor për t’i mashtuar njerëzit se nuk po bën asgjë të keqe.
Blinken i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund agresionit tani, të ndalojë së qëlluari, të tërheqë forcat e saj dhe natyrisht të përfshihet në bisedime./21Media