Blinken sërish thirrje Kosovës e Serbisë të ulin tensionet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, edhe njëherë u bëri thirrje krerëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që të ulin tensionet.

“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, u tha Blinken gazetarëve në Oslo të Norvegjisë duke shtuar se të dy vendet  po rrezikojnë aspiratat e integrimit evropian.

Ai po ashtu shtoi se aleatët janë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.

“Shumë aleatë shprehin shqetësimin për rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës dhe i dënon ashpër sulmet e fundit ndaj KFOR-it dhe sot i kemi në mendje kolegët tanë italianë dhe hungarezë që u lënduan në atë sulm. I ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën dhe të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja”./21Media

 

 

Back to top button