Hovenier pas takimit me Kurtin: S’dua ta përdori fjalën “sanksione”, janë veç pasoja

(Lajm i përditësuar)


Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se nuk po do që të përdorë fjalën “sanksione” ndaj Kosovës, pasi sipas tij, ato janë vetëm disa pasoja si shkak i situatës aktuale.

Hovenier tha se shpreson që kjo situatë të kalojë në mënyrë që të mos ketë më pasoja, teksa refuzoi të përgjigjet se çka do të ndodhte sikur Kurti të mos ndërronte mendje.

“Nuk jam në gjendje të them se çfarë pasoja mund të ketë. Unë do të thosha se SHBA-ja po mendon se ne duhet ta inkurajojmë qeverinë e Kosovës që të bëjë atë që ne mendojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të bëhet tani”, tha Hovenier.

Hovenier pas takimit: Ia përsërita Kurtit kërkesat e SHBA-së 


Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se ia ka përsëritur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kërkesat e SHBA-së për shtensionim të gjendjes në veri të vendit.

Ai ka deklaruar pas takimit të enjten se ka përsëritur kërkesat që kryetarët e komunave në veri të ushtrojnë detyrat nga objekte tjera dhe jo nga objektet komunale si dhe që të tërhiqet policia nga objektet komunale. Ka thënë po ashtu se SHBA-ja kërkon implementimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Biseduam edhe për rëndësinë e lëvizjes para me zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shpreha shqetësimet e mia për situatën në veri. Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të ndihmojë në depërshkallëzim dhe shohim para edhe që Qeveria e Serbisë të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në arritjen e një situate më të mirë në veri”, ka thënë ai.


Kurti takohet me Hovenier

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ëshë duke zhvilluar takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Kjo për portalin rtv21.tv u konfirmua nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai tha se ky është takim i rregullt javor.

Raportohet se temë kyçe e takimit do të jetë situata në veri.

Ky është takimi i parë i Kurtit me Hovenier pasi SHBA-ja e sanksionoi Kosovën me mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023”./21Media

Back to top button