Blinken: SHBA do t’i përmbushë detyrimet ndaj OBSH-së

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha sot se SHBA-ja do t’i përmbushë detyrimet e saj ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke i paguar më shumë se 200 milionë dollarë deri në fund të muajit.

“Ky është një hap kryesor përpara në përmbushjen e detyrimeve tona financiare si një anëtar i OBSH-së dhe pasqyron angazhimin tonë të ripërtërirë për të siguruar që OBSH të ketë mbështetjen e nevojshme për të udhëhequr përgjigjen globale ndaj pandemisë”, tha Blinken në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti amerikan, Joe Biden, pezulloi tërheqjen e vendit të tij nga OBSH pak orë nga betimi i tij në krye të shtetit amerikan muajin e kaluar, një dalje që u vu në lëvizje nga paraardhësi i tij, Donald Trump, vitin e kaluar dhe do të ishte bërë zyrtare në korrik.

Back to top button