Blinken thotë se Amerika nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit, pas takimit me Xi-në

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, përsëriti qëndrimin e SHBA-së për politikën e saj “Një Kinë”, teksa u takua me liderin e Kinës, Xi Jinping, duke thënë se SHBA-ja nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit dhe se frenimi i ekonomisë së Kinës nuk ishte një qëllim amerikaan.
Duke folur për shtypin në ambasadën e SHBA-së në Pekin, Blinken tha se të gjitha takimet e tij me zyrtarët e lartë në Kinë ishin konstruktive dhe përsëriti se konkurrenca midis Kinës së SHBA-së nuk duhet të kalojë në konflikt.
Blinken tha se SHBA mban një politikë “Një Kinë” dhe nuk mbështet pavarësinë e Tajvanit, por është e shqetësuar për “veprimet provokuese” të Kinës përgjatë ngushticës së Tajvanit, raporton Forbes, përcjell rtv21.tv.
Në lidhje me çështjen e sanksioneve, Blinken u tha zyrtarëve kinezë se SHBA nuk po përpiqej të “përmbajë” rritjen ekonomike të Kinës, por po përpiqet të ruajë “teknologji specifike” kritike për sigurinë kombëtare.
Xi i tha Blinken gjatë takimit se shpresonte që SHBA-ja të miratonte një “qëndrim racional dhe pragmatik” që do të “stabilizonte dhe përmirësonte marrëdhëniet Kinë-SHBA”, sipas një deklarate nga ministria e jashtme e Kinës.
Takimi i Blinken me Xi u zhvillua pas dy takimeve të tjera të nivelit të lartë me ministrin e jashtëm të Kinës Qin Gang dhe kryediplomatin Wang Yi. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?