Blinken thotë se lufta në Ukrainë mund të zgjasë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se “lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe për një periudhë kohore”, duke bërë të ditur se ka numër të madh të forcave ruse në Ukrainë.
“Ne shohim Ukrainën duke bërë përparim të vërtetë dhe të demonstrueshëm në një mënyrë të qëllimshme në kundërofensivën e tyre për të rimarrë pjesët e vendit të kontrolluara nga Rusia”, ka thënë Blinken.
Ai përsëriti se ukrainasit po luftojnë për vendin e tyre dhe se kjo luftë e tyre “do të jetë faktor vendimtar për luftën atje”.
“Forcat ruse në Ukrainë, shumë prej tyre nuk e kanë idenë pse janë atje. Disa as nuk e dinin se ku po dërgoheshin. Ne shohim raporte se morali i tyre është i ulët. Kur nuk e dini se për çfarë po luftoni, kjo nuk është diçka e qëndrueshme. Tani Rusia ka burime të konsiderueshme, burime ushtarake. Po vepron në mënyra të tmerrshme pa dallim. Çfarë ”, shtoi Blinken./21Media

Back to top button