16 viktima si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm në Uganda

Të paktën 16 njerëz vdiqën në Uganda pas shirave të dendur të cilët shkaktuan rrëshqitje dheu.
Trupat e pajetë të cilët u gjetën ishin gra e fëmijë. Gjashtë të tjerë të lënduar po marrin trajtim në spital.
Punonjësit e urgjencës kanë gërmuar nëpër baltë për të kërkuar për të mbijetuar të tjerë.
Ky distrikt është i prirur për rrëshqitje dheu, veçanërisht në kohë kur bie shi i dendur.
Pas një thatësire për një kohë të gjatë, shira të dendur kanë rënë në Uganda që nga fundi i korrikut duke shkaktuar përmbytje, shkatërrim të të korrave, shtëpive e infrastrukturës.
Në korrik, 24 ishte numri i viktimave në Uganën lindore për shkak të shiut./21Media

Back to top button