Blinken: Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë me kalimin e kohës

Kryediplomati amerikan, Antony Blinken i tha BBC-së se është i bindur se Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë.
Sekretari amerikan i Shtetit tha se nuk mund të thoshte se sa do të zgjaste lufta, por këmbënguli se disfata e Ukrainës nuk ishte e pashmangshme.
Ai pranoi se pesha e ushtrisë ruse, nëse vendos gjithçka në të, e kalon shumë atë që Ukraina është në gjendje të grumbullojë, përcjellë rtv21.tv
Por ai vlerësoi popullin ukrainas për vendosmërinë e tij dhe tha se pret që me kalimin e kohës” të bëhet e qartë se Moska nuk mund t’ia nënshtrojë popullin e vendit vullnetit të saj.
“Nëse synimi i Moskës është që të përpiqet disi të rrëzojë qeverinë dhe të instalojë regjimin e saj kukull, 45 milionë ukrainas do ta refuzojnë këtë në një mënyrë ose në tjetrën”, tha ai.
Blinken theksoi se SHBA-ha dhe aleatët e tjerë mbeten të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit.
“E vetmja gjë më e keqe se një luftë e kufizuar në Ukrainë është ajo që përshkallëzohet edhe më tej dhe shkon përtej saj”, theksoi ai./21Media

Back to top button