Bllokimi i autobusëve, reagon Von Cramon: Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten

Pas bllokimit të autobusëve të Kosovës nga Serbia ka reaguar Raportuesja Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon

Ajo përmes një postimi në platformën X i ka kërkuar Serbisë që të ndalojë së turpëruari vetën dhe menjëherë t’i lë udhëtarët të kalojnë kufirin.

“Liria e lëvizjes për të gjithë duhet të sigurohet, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar Cramon “X”.

Serbia ka bllokuar dhjetë autobusë me qindra udhëtarë nga Kosova në kufirin Kroaci- Serbi, duke mos i lënë që të kalojnë transit nëpër Serbi për të hyrë në Kosovë./21Media

Back to top button