Bllokohen makinat në Qafë Murriz nga reshjet e borës

Dhjetra automjetete kanë mbetur të bllokuara në bajpasin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.
Situata është vështirësuar orët e fundit kur është rritur intensiteti i reshjeve të dëborës, çka ka bërë që borëpastrueset të mos e mbajnë nën kontroll.
Mjete të transportit publik dhe private kanë ngecur aty prej afro 1 ore ndërsa janë në pritje të hapjes së qarkullimit.
Po ashtu, mësohet se ka mjete që kanë dalë nga rruga për shkak se kanë rrëshkitur në dëborë./Vizionplus

Back to top button