Rizvanolli: Përmirësimi i menaxhimit të ndërmarrjeve publike ka filluar të shihet
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka shkruar se nga 11 kryeshefat ekzekutivë të emëruar në ndërmarrje publike gjatë mandatit të tyre, si kurrë më parë 9 kanë eksperiencë në kompani vendore dhe ndërkombëtare, si dhe konsulencë, 7 janë tërhequr nga sektori privat, duke sjellur njohuri e përvoja të reja nga këta sektorë dhe 2 janë gra.
Rizvanolli ka shkruar në Facebook se besimi në qeverisje, si dhe rekrutimi transparent dhe i bazuar në merita çon peshë.
“Rezultatet e përmirësimit të menaxhimit të ndërmarrjeve publike tanimë kanë filluar të shihen. Na përcillni për t’u informuar për këto”, ka shkruar ajo.