Bllokohet një pjesë e sheshit “Nënë Tereza” pasi një kulm rrezikon të bie

Komuna e Prishtinës e ka bllokuar një hapësirë në sheshin “Nënë Tereza”, pasi kulmi rrezikon të bie nga një ndërtesë për shkak të erërave të fuqishme.

RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se, Komuna e Prishtinës gjatë ditës ka bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes, për shkak të erërave të forta, ku ka bërë apel tek qytetarët që të shmangin ecjet në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta.

“Ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button