Bloomberg: BE-ja do ta shqyrtojë “me kujdes” kërkesën e Kosovës për anëtarësim

Bashkimi Evropian do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për t’iu bashkuar bllokut sapo Suedia të marrë presidencën e radhës në janar 2023.
“Kërkesa do të duhet të shqyrtohet me kujdes pasi është një çështje e ndjeshme për shumë shtete anëtare”, sipas një personi të njohur me këtë çështje, i cili foli për “Bloomberg” në kushte anonimiteti.
Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE më 15 dhjetor, duke ia dorëzuar kërkesën Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian.
 

Back to top button