BMW hap fabrikën e re në Hungari
Fabrika e re do të ndihmojë në zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit në Evropë
Kompania BMW do të investojë një miliard euro në fabrikën e re të veturave në qytetin hungarez Debrecin.
Kapaciteti i fabrikës do të jetë 150.000 automobila në vit dhe do të mund të prodhojë edhe automobila elektrikë me motorë me djegie të brendshme.
Në BMW thonë se fabrika e re në Hungari do të ndihmojë në zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit në Evropë, ku ky prodhues shet 45 për qind të automobilave.
E panjohura më e madhe, pranojnë në BMW, do të jetë fuqia punëtore hungareze, pasi tregu atje është i atillë sa që vështirë mund të gjenden 1.000 punëtorë të rinj.
Hungaria po përballet me mungesë të fuqisë punëtore si pasojë e largimit në vendet perëndimore në kërkim të pagave më të mëdha.