Lladrovci i uron mirëseardhje pronarit të ri të Feronikelit

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim pronarin e ri të Feronikelit

Ai, në një shkrim në Facebook, ka shkruar se Mane, ka dëshmuar se është ndërmarrës i pashoq, i suksesshëm dhe plot energji. Gjithashtu Lladrovci, ka falenderuar  Manen për vizitën, duke i uruar për realizimin e projekteve të tij sa më shpejt në funksion të zhvillimit të Ferronikelit ,dhe fuqizimin e biznesit të tij në Drenicë.

“Takimi me z. Saimir Mane, pronarin e ri të Ferronikelit, dhe ardhja e tij në Komunë, ishte shumë inkurajues. Rikthimi i Ferronikelit, gjigandit të komunës tonë në burim të të mirave për mijëra familje dhe rikthimin e vëmendjes për investitorët tjerë potencial, është shumë premtues.

Mane, ka dëshmuar se është ndërmarrës i pashoq, i suksesshëm dhe plot energji. Ne e përgëzuam për gjithë sukseset e tij në Shqipëri dhe jashtë saj, duke i ofruar mirëseardhje dhe sukses në komunën tonë.

Unë i ofrova mbështetjen time të plotë, nga ana e komunës, duke theksuar se jemi shumë të interesuar për rivitalizimin e plotë të Ferronikelit, por edhe të shtimit të kapaciteteve prodhuese, ashtu siç është zotuar në opinion Z. Mane.

Po ashtu, e ftova Z. Mane, të shoh mundësitë e investimeve në Parkun e ri të biznesit, ngase, theksova në takim, punësimi i qytetarëve nga komuna jonë është prioritet.

E falënderova Z. Mane për vizitën, duke uruar për realizimin e projekteve të tij sa më shpejt, në funksion të zhvillimit të Ferronikelit dhe komunës tonë, si dhe fuqizimin e biznesit të tij në Drenicë”, ka shkruar Ramiz Lladrovci.

Pronari i Feronikelit , 51 vjeçari Samir Mane  është miliareri i parë shqiptar e po ashtu edhe është president dhe pronar i grupit BALFIN, i cili është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore.

Ndryshe, Fabrika e Feronikelit është përballur me krizë ekonomike edhe në vitin 2017. Prodhimi u ndal me 13 mars pasi rreth 820 punëtorë dhe 250 kontraktorë ndërprenë punën si shkak i mospagesës nga ana e Menaxhmentit të kësaj fabrike./21Media

Back to top button