“BNE” mposhtet edhe në ndeshjen e dytë nga “ENCE”

“Bad News Eagle”, ekipi shqiptar që po garon në garat e Major Ligë në CS:GO sonte ka pësuar edhe disfatën e dytë ndaj ekipit të “ENCE”.
Në sfidën e dytë që është zhvilluar në mapin “NUKE”, “BNE” ka pësuar disfatë me rezultat 16-9, derisa në të parën është mposhtur me rezultat të ngushtë 16:12.
Përkundër humbjes, ekipi “BNE” ka edhe një mundësi tjetër për t’u kualifikuar në fazën elitare të kësaj gare.

Back to top button