Boban nis vizitat e tij në Kosovë, pritet nga ministri Çeku

Legjenda kroate dhe shefi i futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban ka filluar sot vizitën e tij në Kosovë.

Vizita e parë e Boban ishte në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), ku u prit nga ministri i këtij institucioni, Hajrulla Çeku.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Ai më pas do t’iu drejtohet edhe mediave në një konferencë në ora 15:15 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Vizita e Zvonimir Boban vjen pak ditë pasi në Kosovë ishte për vizite edhe Presidenti I FIFA-së, Gianni Infantino./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button