“Bojkotoni produktet e Rusisë dhe aleatëve të saj”

Oda e Afarizmit të Kosovës sot ka informuar se i është bashkuar fushatës Botërore, Evropiane dhe të Republikës së Kosovës për mbështetje të Ukrainës duke i kërkuar bojkotimin e produkteve të atyre që janë duke kryer gjenocid ndaj popullit të Ukrainës dhe atyre që janë duke e përkrahur Rusinë siç është Serbia, duke kërkuar nga BE, SHBA-të dhe vendet e tjera, vendosjen e sanksioneve edhe për Serbinë.
OAK ka kërkuar gjithashtu nga bizneset që bëjnë tregti me Serbinë që ta ndërprejnë menjëherë bashkëpunimin duke marrë parasysh pretendimet e vazhdueshme dhe në rritje territoriale që Serbia në përkrahje të Rusisë i ka ndaj Republikës së Kosovës, duke vazhduar ta mbanë në Kushtetutën e Serbisë ende Republikën e Kosovës.
“OAK mbështet iniciativat nga Evropa dhe SHBA dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rrisë angazhimin që Bashkimi Evropian dhe SHBA-të të përshpejtojnë procedurat për futjen e Kosovës në BE dhe NATO, si një garanci për rritjen e sigurisë në Ballkan dhe Evropë dhe shuarjen e pretendimeve të Serbisë dhe Rusisë për ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Duke synuar që të krijohet hapësirë dhe komoditet për përkrahjen e prodhimeve vendore, OAK ka theksuar se është në përkrahje të fushatës për mbështetjen e produkteve vendore.
“Mënyra më e mirë dhe paqësore me i dal zot vendit, është duke mos ble asgjë të prodhuar në Serbi, Rusi dhe Bjellorusi. Bojkotiki i këtyre produketeve është minimumi që mund të bëjmë!”, ka bërë të ditur tutje OAK./21Media

Back to top button